Veternik P.n
+386(0) 49 77 77 47

Brendet

PRODUKTET DHE SHËRBIMET

GNTC Gorenje Niti Tiki Company ofron produkte të shumta si dhe ofron shërbim për konsumatorët. Produktet tona janë të dizajnuara në atë mënyrë që ti përshtaten tregut, bazuar në dizajnin dhe standarde të larta të cilësisë së lartë.

Gorenje

Gorenje – paisje shtëpiake nga Sllovenia (me pakicë dhe shumicë). Gorenje është një prodhues i pajisjeve të kualitetit të lartë që janë miqësore me mjedisin, luksoze dhe kanë një garanci të gjatë të qëndrueshme.

Gorenje është një nga prodhuesit kryesorë të Evropës të paisjeve shtëpiake me një histori që përfshin më shumë se 60 vjet dhe mbi 1 miliardë qarkullim vjetor. Paisje të teknologjisë së fundit, të projektuar në mënyrë superiore dhe me energji-efektive të markës Gorenje rrit cilësinë e jetesës për përdoruesit e produkteve tona në nëntëdhjetë vende rreth e rrotull globit.

Pajisje Gorenje

Pajisje Gorenje – Makina larëse, soba elektrike, makina pë larjen e enëve, frigoriferë, paisje përngrohje të ujit dhe mini aparate.

Gorenje Servis

Gorenje Servis – Vitet kalojnë, dhe paisjet, për kënaqësinë tuaj, ende punojnë njësoj. Cilësia e punës së pajisjeve shtëpiake të mëdha Gorenje – mbetet e njëjtë. Gorenje ju siguron këtë dhe jep garancion shumë-vjeçar.Pas shumë vitesh përdorimi, ju ende do të gëzoni bukurinë e dizajnit dhe teknologjisë së lartë. Nëse, megjithatë, diçka ndodh, ju do të gjeni në dispozicion servisimin Gorenje, që siguron kujdesje edhepas garancionit. Servis Gorenje është këtu për të përmbushur rastet në nevojë dhe për të ofruar pjesë rezervë.

Prity-kamina nga Bullgaria

Prity-kamina nga Bullgaria – Ofron gamë të gjerë të kaminave dhe sobave qëi përshtaten të gjitha stileve dhe shijeve, nga klasike tek bashkëkohore. Është e specializuar në prodhimin e kaminave për shtëpi, sobave gatimi, kaldajave, dhe kaminave montues, të cilat përdorin lëndë djegëse të ngurta (dru dhe thëngjill) dhe së fundi me teknologjinë e fundit – me pelet. Prity gjithashtu prodhon aksesoarë dhe çdo gjë është ofruar nën markën Prity.

Ibiobom

Ibiobom – Një sistem efikas, ekonomik dhe ekologjik për ngrohje.Cilësi të lartë, efikasitet me djegie të lartë, fleksibilitet në instalim janë karakteristikat që do t’ju sjellin rehati, siguri dhe kursime në shpenzimet e energjisë. BIODOM 34 gjithashtu i plotëson kriteret për Klasën e 5 sipas standardit EN 303-5: viti 2012. Kjo e bën BIODOM 34 një nga zgjidhjet më të mira në mesin e kaldajave me pelet në kategorinë e vet.

Gorenje Department Store Pelet

Gorenje Department Store Pelet – Aktiviteti kryesor është industria e përpunimit dytësor të drurit ku si produkt përfundimtar fitohet biomasa (peleti) nga llojet e ndryshme të drurit, e cila gjithnjë e më shumë është duke e zëvendësuar thëngjillin, drurin, gazin, rrymën dhe naftën si një burim i ngrohjes.

Home and Camp–nga Greqia

Home and Camp–nga Greqia – është distributor i produkteve të ndryshme të zgarave, rrjetave mbrojtese, produkteve për kamina, (për pastrim, për dhezje, për mbajtjen e drunjëve), për kopsht e shumë produkte tjera.

OVS - Itali

OVS – Itali– Veshje dhe aksesoarë modern për një shoping magjepsës që kombinon dizajnet e fundit të bëra në Itali me tendencat e fundit ndërkombëtare. OVS Italian Fashion i ka dhënë një kuptim të ri blerjes, duke u bazuar në një ripërtrirje të vazhdueshme të cilësisë së veshjeve dhe me çmim të volitshëm.

CCC - Poloni

CCC – Poloni – Në brendin e ri “CCC” mund të gjeni këpucë të modës, sportive dhe të përditshme, gjithashtu mund të bëni kombinimin e përkryer me çanta të bëra nga materiale të shkëlqyera dhe cilësore. Me mbi 800 dyqane në tërë Evropen brendi “CCC” është në rritje të vazhdueshme dhe rritje të suksesshme. Shtrirja e dyqaneve në Evropë bën që partner ekskluziv për Kosovë të jetë Gorenje Department Store. Modelet e shumta e bëjnë markën “CCC” shumë të kërkuar nga konsumatorët

Alpina–këpucë nga Slovenia

Alpina–këpucë nga Slovenia – është prodhues i këpucëve i orientuar drejt zhvillimit, me një traditë të gjatë dhe frymëzuese. Misioni i kompanisë është që të zhvillojë, prodhojë, dhe synojë produkte të kualitetit të lartë që ofrojnë një përvojë të përsosur të ecjes që tejkalonë pritjet e konsumatorëve.

Poland Mobilje

Poland Mobilje– ofron mobilje me cilësi të shkëlqyer, me çmime konkurruese duke   ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të stilit modern dhe klasik që i përshtaten të gjithëve p.sh.- Kuzhina, Dhomë e ndenjes, dhoma gjumi, suita rinore, mobilje për zyrë, krevat divan (standarde dhe të projektimit me porosi), mobilje dhomë. Forma moderne, stil univerzial dhe funksionalitet maksimal janë karakteristikat e produkteve të Black Red White.Vëmendje të veçantë meritojnë ngjyrat kontraste dhe ekspoziturat me xham me ndriçim LED.

Star–aksesoare për shtëpi nga Italia

Star–aksesoare për shtëpi nga Italia – Ajo është e orientuar drejt të gjithë atyre që dëshirojnë të mobilojnë dhe dekorojnë shtëpitë e tyre me vëmendje të veçantë ndaj modës, funksionalitet dhe për shijet aktuale dhe progresive, me çmime të cilat janë gjithmonë shumë konkurruese. Ajo ofron koleksione të ndryshme të përsosjes dhe vëmendje në detaje, një kombinim në mes të kaluarës dhe të tashmes, duke ofruar aksesorare që zbukuron hapësirat ​​e brendshme, me forma dhe ngjyra.

Fabress–Tekstil shtëpie nga Turqia

Fabress–Tekstil shtëpie nga Turqia – Lë ëndrrat tuaja të jenë të lumtura dhe të lirshme me mbulesat e shtratit nga Fabress. Dizajne dhe modele të ndryshme për rahatinë tuaj.

Tognana–Enë porcelani nga Italia

Tognana–Enë porcelani nga Italia – Enë porcelani nga Tognana, lider në ofrimin e produkteve shtëpiake dhe industriale. I zgjedh me kujdes dizajnet dhe me mjeshtëri të veçantë krijon atë që klientët dëshirojnë dhe kanë nevoje. Dizajnet dhe ngjyrat I japin jetë tryezës tuaj.

Duralex–produkte qelqi nga Franca

Duralex–produkte qelqi nga Franca – Duralex është kompani françeze që prodhon enë qelqi. Sot mbi 250 artikuj në 6 ngjyra, përbëjnë ofertën Duralex: gotat dhe filxhanët, pjatat dhe enët, komplet enë për tryezen tuaj.

Bicikletat Pilot

Bicikletat Pilot – Ne synojmë qe ç’do personi, me dashuri dhe seriozitet, t’i ofrojmë:  Biciklet me Cilësi të Lartë, Dizajne Unike, Çmime të arsyeshëm dhe kënaqësi  gjatë perdorimit të tyre.
Gjitha projektimet, realizimet, kontrollet si dhe ofrimet e garancionet 1 vjecare për paisjet e shimanos, nxit konsumatorin që të vij deri te kërkesa e bicikletave Pilot, gjithmonë duke u zotuar për zbatimin me përpikëri të standardeve europiane dhe botërore në fushën e çiklizmit.

FreeOn –nga Slovenia

FreeOn –nga Slovenia – FreeOn është e specializuar në shitjen e produkteve të fëmijëve. Asortimenti përfshinë: Lodra, paisje (karroca) për fëmijë, tekstil, aksesuarë të ndryshëm për fëmijë si dhe produkte të ndryshme për gratë shtatëzëna.Qëllimi kryesorë është kujdesi I veçantë për nevojat e foshnjave dhe nevojat e prindërve duke ofruar produkte të sigurta me cilësi të lartë.

Bebi Kreveta

Bebi Kreveta – ofron lloje të ndryshme të shtretërve për fëmijë të cilat ofrojnë shumë rehati, dizajn, art me ngjyra dhe fiokat asimetrike të shoqëruara me shtratit e fëmijës. Në shtretërit Bebi Snovi përdoren material shumë kualitativ në mënyrë që fëmija juaj të jetë sa më i sigurtë.

VIP-valixhe, India

VIP-valixhe, India – ofertat e produkteve të VIP përfshijnë një shumëllojshmëri të valixheve me rrota – valixhe, neseser për sende personale, zgjidhje për udhëtime brenda natës, çantë shpine, çantë për laptop, madje edhe aksesorë udhëtimi.

Carlton-valixhet, Angli

Carlton-valixhet, Angli – Carlton është një nga markat kryesorë globale të valixheve që ofronë bagazhe mbi 30 vjet të cilësisë të lartë për konsumatorët. Projektuar dhe zhvilluar në Londër, që prej viti 1976, Carlton është një siguri e  dizajnit britanik dhe inovacionit. Nga rrënjët tona të projektimit në Londër, ne jemi rritur në një markë të vërtetë ndërkombëtare, për të shitur bagazhe bashkëkohore, të qëndrueshme dhe me stil në mbi 60 vende në katër kontinente.

Hotel Gorenje

Hotel Gorenje – hotelet të tjera humbin rëndësinë e tyre kur pyeten për kërkesat e një biznesmeni modern. Hapësirë për zyre, dhomat e takimit, dhoma konferencash, të gjithë të pajisur me teknologjinë e fundit do të jetë më shumë një qendër biznesi. Përveç infrastrukturës të përmendur më lart, ajo ofron një parking të madh, restorant, dhoma ekskluzive dhe një tarracë me një pamje të mrekullueshme. Ajo ka 18 dhoma gjumi me cilësi të lartë që janë të mobiluara me çdo detaj për të plotësuar kërkesat e një biznesmeni.

Restoranti Gorenje

Restoranti Gorenje – është një restorant ekskluziv me menu ndërkombëtare dhe shërbim të klasit të parë për të shijuar ushqime të ndryshme. Bari është pikë fokusi i restorantit për një pushim për kafe ose darkë me partnerin tuaj të biznesit. Ajo ka një sipërfaqe prej 90 vendesh ku mysafirët do të përjetojnë ndjesi të paharrueshme duke u ndjerë i respektuar dhe i kënaqur.

Rainbow Café

Rainbow Café – ofron një mundësi të mirë për të pushuar dhe argëtuar. Ajo është projektuar në mënyrë që të sigurojë një ambient të rehatshëm, modern dhe miqësor për klientët e saj. Çfarë e bën Rainbow Café edhe më kërkues është këndi i lojërave për fëmijë, ku ata mund të luajnë dhe të argëtohen ndërsa familjet e tyre mund të shërbehen me lloje të ndryshme të ëmbëlsirave dhe pije të freskëta.