Veternik P.n
+386(0) 49 77 77 47

Kompania

GORENJE DEPARTMENT STORE
Historia e kompanisë

GNTC Gorenje Niti Tiki Company është themeluar në vitin 1975 në fillim nga Z.Aqif KADRIU dhe është vazhduar nga dy djemtë e tij, Zijush dhe Fatmir KADRIU. Kompania është biznes familjar, me gjenezë në qytetin e Preshevës – Jug të Sërbisë, ku e gjitha filloi si një dyqan i vogël me gjëra ushqimore.

Në vitin 1992, kompania zgjeroi veprimtarinë e dyqanit dhe vendosi që të ketë paisje shtëpiake (teknikë e bardhë dhe e zezë), si dhe ndriçim shtëpiak.

Duke pasur këtë përvojë të larmishme, në vitin 1996 kompania mori licencën për të prodhuar bojlerë- ngrohës uji Gorenje nga Sllovenia. Gjatë kësaj kohe, kompania kishte kapacitet për të ofruar produktet e saj në tre tregjet e rajonit: Kosovë, Sërbi dhe Mal të Zi.

Në vitin 1999, kompania ka hyrë në tregun e Kosovës me marrëveshje me Gorenje – Slloveni që të jetë një shpërndarës ekskluziv i gjithë asortimanit të tyre të produkteve. Që atëherë kompania është e pranishme në tregun e Kosovës me lokacion në zonën periferike të Prishtinës.

Në ditët e sotme, Kompania GNTC Gorenje Niti Tiki është e pranishme në tregun e Kosovës me 6 Qendra të mëdha (Department Stores) dhe 60 dyqane të vogla në të gjithë vendin.

Gjatë veprimit të kompanisë në tregun e Kosovës, ajo ka themeluar rrjetin e vet të shitjes në sistemin e ekskluzivitet për të gjithë rajonin e Kosovës. Sot ne numërojmë 60 dyqane të pajisjeve shtëpiake Gorenje që janë të pranishme në çdo qytet të Kosovës që mbulon të gjithë vendin, duke mos lënë vend pa qenë i pranishëm.

Siç u përmend më parë, kompania është themeluar në vitin 1975 me një dyqan të vogël me gjëra ushqimore.

 

  • Në 1992, kompania e zgjeroi veprimtarinë e dyqanit dhe vendosi që të ketë pajisje shtëpiake (të bardhë dhe të zezë), si dhe produkte për ndriçim shtëpiak.
  • Në vitin 1994, kompania filloi prodhimin e pajisjeve sanitare.
  • Në vitin 1996, kompania mori licencën për të prodhuar bojlerë / ngrohës uji Gorenje nga Sllovenia.
  • Në vitin 1999, kompania ka hyrë në tregun e Kosovës me marrëveshje me Gorenje – Slloveninë që të jetë një shpërndarës ekskluziv i gjithë asortimanit të tyre të produkteve.
  • Në vitin 2000, kompania ndërtoi depon e parë prej 3,200m².
  • Në vitin 2005, kompania zgjeroi hapësirën e saj duke ndërtuar qendrën e parë në Prishtinë prej 4800m².
  • Në vitin 2010, kompania hapi qendrën e dytë në Mitrovicë.
  • Në vitin 2011, kompania hapi qendrën e tretë në Prizren.
  • Në vitin 2012, kompania hapi qendrën e katërt në Gjilan.
  • Në vitin 2014, kompania filloi shitjen online nëpërmes web-faqes: www.gorenjeks.com dhe www.gorenje-ks.comme të gjitha produktet që posedon për shitje.
  • Në vitin 2014, kompania renovoi qendrën në Prishtinë dhe shtoi 4000m²
  • Në vitin 2015, kompania hapi qendrën e pestë në Pejë.
  • Në vitin 2015, kompania zhvendosi qendrën në Gjilan.
  • Në vitin 2015, kompania ndërtoi një depo të re në Prishtinë.
  • Në vitin 2017, kompania hapi qendrën e gjashtë në Ferizaj.

Kompania sot

Kosova është vend i vogël dhe ka vetëm 7 qytete kryesore. Qëllimi ynë, siç u përmend më pare, është që GNTC të jetë e pranishme në të gjitha këto qytete. Prandaj, ne kemi filluar duke qenë të pranishëm për herë të parë në Prishtinë, kryeqytet.

Prishtina është qyteti më i madh i Kosovës dhe ka një popullsi prej rreth 500,000 banorë. Ajo është qendra administrative, politike, ekonomike dhe kulturore e Kosovës dhe komuna më popullsi më të dendur. Është qyteti ku korporatat dhe organizatat më të mëdha janë të pranishme, duke çuar në paga më të mira dhe standarde më të mira jetësore.

Gorenje Department Store / Prishtinë

Qendra e parë është e vendosur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Është një department store tërheqës me një pamje moderne. Ajo posedon një hapësirë prej 12.000m², ku 6.500² përdoren për aktivitetet e saj të shitjes me pakicë ndërsa pjesa tjetër përdoret për hotel, zyre administrative, sallat e konferencave dhe parking të mbyllur. Markat tregtare që janë duke operuar në këtë dyqan janë: Gorenje – pajisje shtëpiake nga Sllovenia, Prity – kamina nga Bullgaria, Plamen – kamina nga Kroacia, Gorenje Department Store Pelet, OVS – veshëmbathje nga Italia, CCC- këpucë nga Polonia, Star – aksesorë shtëpiake nga Italia, BRW – mobilje nga Polonia, VIP & Cartlon & Fabrizio – valixhe nga India , Anglia dhe Gjermania, FreeON – karroca për fëmije nga Sllovenia, Faktum – krevetë fëmijësh nga Hungaria, Bebi Snovi–krevetë fëmijësh nga Sërbia, Hotel & Restorant, dhe Rainbow Café.

PRI1
Gorenje Department Store / Mitrovicë

Mitrovica është e vendosur në pjesën veriore të Kosovës me një popullsi të përgjithshme prej 75.000 banorë. Qendra e dytë ndodhet këtu ku ajo filloi të operojë në vitin 2010 dhe ka një hapësirë prej 2.000 m². Ajo ofron kushte luksoze për klientët e saj, si dhe një mundësi të madhe për shoping dhe argëtim. Aktivitetet në vijim janë të pranishëm: Gorenje – pajisje shtëpiake, Prity – kamina, Biodom – kaldaja me pellet, Plamen- kamina, OVS – veshëmbathje,CCC – këpucë, BRW – mobilje nga Polonia, Star – pajisje shtëpiake, VIP & Carlton valixhet, FreeON, dhe Rainbow Café.

Nga fundi i 2012, kemi ndryshuar politikën e veprimit në këtë qendër. Të gjitha produktet në OVS  janë me 50% zbritje. Ajo është konsideruar si një dyqan outlet i veshmbathjeve. Markat të tjera operojnë me çmime normale me raste të veçanta kur ka promocione.

MIT1
Gorenje Department Store / Prizren

Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës. Sipas Statistikave të Popullsisë në Kosovë të vitit 2011, popullsia totale është 180.000 banorë.Ekonomia e komunës së Prizrenit është e bazuar kryesisht në bujqësi, tregëti, ndërtim dhe përpunim të ushqimit – të gjitha ndërmarrje private. Ky është një qytet multietnik me një histori të pasur prapa që e bën atë interesant për turistët.

Në vitin 2011, qendra e tretë u hap për publikun në Prizren me 2.800 m². Ajo është e vendosur në pjesën komerciale të qytetit dhe siguron një mjedis të mirë për shoping. Konsumatorët kanë një gamë të gjerë të produkteve të gatshme për të përmbushur nevojat e tyre. Aktivitetet në këtë dyqan janë si vijon: Gorenje, OVS, CCC, BRW, Star, VIP dhe Carlton, FreeON dhe Rainbow kafe.

PRIZ1
Gorenje Department Store / Gjilan

Gjilani është i vendosur në pjesën jug-lindore të Kosovës, me një popullsi të përgjithshme prej rreth 90.000 banorësh. Ekonomia e këtij qyteti është e bazuar kryesisht në bizneset e vogla të tregtisë. Prandaj, në maj 2012, kompania fillon aktivitetet e saj në Gjilan me 5.000 m², për të ofruar produkte dhe shërbime për konsumatorët tanë, duke qenë sa më afër tyre të jetë e mundur. Ashtu si në tre qytetet dhe qendrat e mëparshme, aktivitetet janë të njëjta.

Vitin e kaluar, në vitin 2015, qendra është zhvendosur në pjesën komerciale të qytetit. Eshtë e dizajnuar me mobilje të koleksioneve të fundit dhe operon me të njejtat aktivitete.

GL!
Gorenje Department Store / Pejë

Peja është e vendosur në pjesën perëndimore të Kosovës me një popullsi të përgjithshme prej rreth 175.000. Ekonomia e këtij qyteti është e bazuar kryesisht në bizneset e vogla të tregtisë, bujqësisë dhe turizmit. Prandaj, në tetor 2015, kompania fillon aktivitetet e saj me 3.500 m², për të ofruar produkte dhe shërbime për klientët tanë duke qenë sa më afër tyre të jetë e mundur. Duke qenë një grup, produktet dhe shërbimet e ofruara janë të njëjta në të gjitha lokacionet.

PEJ1
Gorenje Department Store / Ferizaj

Qendra më e re dhe më atraktive në qytetin e Ferizajit ka filluar punën. Një qendër e re me ambient të këndshëm dhe shërbim me standarde Evropiane. Hapësirë prej 5.500 m² me mbi 500 parkingje e mbushur me artikuj të ndryshëm për çdo kërkesë të qytetarëve të Ferizajit. Artikuj të shumtë nga brendet e njohura si GORENJE, OVS, Poland Mobilje, Prity Kamina, FreeOn, Rainbow Café , Star Italy, Pilot, MaxEurope, Fabrizio e shumë tjera e bejnë Gorenje Department Store në Ferizaj një ndër qendrën më të kompletuar për banorët e këtij qyteti.

FER1
Gorenje Department Store / Qendra Logjistike

Në fund të vitit 2015, kompania ka ndërtuar një depo të re në zonën industriale (8km nga selia në Prishtinë). Ajo ka një hapësirë prej 4 hektarë, ku 5.000m² janë përdorur si një depo ku mbi 20.000 produkte të pajisjeve të shtëpisë mund të magazionohen.

Depo1