Historia jonë
Ndër vite…
“Në mënyrë që të kemi sukses, së pari duhet të besojmë se mundemi…”
GNTC – Kompania Gorenje Niti Tiki / GNTC Group sh.a. është një biznes familjar që nga viti 1975 ku gjithçka filloi me grumbullimin dhe shitjen e arrave. Pas disa vitesh, familja hapi një dyqan ushqimesh që shiste vetëm fruta dhe perime. Vetëm pak vite më vonë, kompania vendosi të zhvendosë aktivitetin e saj të biznesit nga veprimtaria ushqimore në elektroshtëpiake. Më vonë aktiviteteve të saj i shtoi edhe prodhimin sanitar etj. Më poshtë është rendi kronologjik i historisë së kompanisë.
Themelimi
Historia jonë fillon me mbledhjen dhe thyerjen e arrave, si dhe përgatitjen për t’i shitur ato
Hapja e parë
Familja hapi një dyqan ushqimor të vogël, duke shitur fruta dhe perime
Teknikë e bardhë
Kompania zgjeroi aktivitetin e dyqanit dhe vendosi të kete pajisje elektroshtepiake (paisje te bardha dhe kafe) si dhe ndriçim shtëpiak
Sanitari
Filloi prodhimi i pajisjeve sanitare , veprimtari që zgjati dy vite
Gorenje
Mori licencën për prodhimin e ngrohësve Gorenje nga Gorenje – Slloveni
Kosovë
Hyri në tregun kosovar me marrëveshjen me Gorenje – Slloveni për të qenë distributor ekskluziv i gjithë asortimentit të tyre të produkteve
Logjistika
Ndërtohet depoja e parë prej 3.200m²
GDS 01 - Prishtinë
Zgjeroi hapësirën e saj duke ndërtuar Gorenje Departament Store në Prishtinë me sipërfaqe prej 4.800m²
GDS 02 - Mitrovicë
Hapet Gorenje Departament Store me format të plotë në Mitrovicë me 2000m², duke e bërë dyqanin e 2-të.
GDS 03 - Prizren
Hapet Gorenje Departament Store me format të plotë në Prizren me 2.500m², duke e bërë dyqanin e 3-të
GDS 04 - Gjilan
Hapet Gorenje Departament Store me format të plotë në Gjilan me 5.000m², duke e bërë dyqanin e 4-të
Shitja ONLINE
Filloi shitjen online përmes faqeve të internetit: gorenjeks.com dhe www.gorenje-ks.com me të gjithë gamën e produkteve të saj
GDS 01 - Prishtinë (Renovim)
Gorenje Departament Store në Prishtinë është rinovuar dhe hapësirës së saj të shitjes i është shtuar edhe 4.000m², duke përbërë rreth 9.000m²
GDS 05 - Pejë
U hap Gorenje Departament Store me format të plotë në Pejë me një sipërfaqe prej 3.500m², duke e bërë dyqanin e 5-të
GDS 04 - Gjilan
Departament Store në Gjilani zhvendoset në zonën komerciale të qytetit
Depo e Logjistikës – Lipjan
Ndërtohet depoja e re kryesore me hapësirë prej 5.000m²
GDS 03 – Prizren (Renovim)
Renovohet Gorenje Departament Store në Prizren, duke u zgjëruar në një hapësirë prej 2900m² sipërfaqe të shitjes
GDS 06 – Ferizaj
U hap Gorenje Departament Store me format të plotë në Ferizaj me 6.000m², duke e bërë dyqanin e 6-të
GDS 06 – Ferizaj (Zgjerim)
Gorenje Departament Store në Ferizaj ka zgjeruar sipërfaqen e saj të shitjes në 9.000m², plus 3.000m² depo
Shitja ONLINE – 75MALL
Kompania ri-brendoi dyqanin e saj online nga www.gorenje-ks.com në www.75-mall.com
Koncept i ri – GDS
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytezën e Lipjanit me 2.000m², duke e bërë dyqanin e 7-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Vitisë me 700m², duke e bërë dyqanin e 8-të
- Në qytetin e Malishevës hapet Gorenje Departament Store me format të vogël me një sipërfaqe prej 1.200 m², duke e bërë dyqanin e 9-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël prej 1.400 m², në qytetin e Skënderajit , duke e bërë dyqanin e 10-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Kaçanikut me 1.100m², duke e bërë dyqanin e 11-të
Koncept i ri – GDS
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Suharekës me një sipërfaqe prej 2000 m², duke e bërë dyqanin e 12-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Gjakovës me një sipërfaqe prej 1.200 m², duke e bërë dyqanin e 13-të
- Formati më i vogël Gorenje Departament Store hapet në qytetin e Crepit me 700 m², duke e bërë dyqanin e 14-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Sllatinës me një sipërfaqe prej 900m², duke e bërë dyqanin e 15-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël qytetin e Klinës me 1600m², duke e bërë dyqanin e 16-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Podujevës me 2500m², duke e bërë dyqanin e 17-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Vushtrrisë me një sipërfaqe prej 1500m², duke e bërë dyqanin e 18-të
- Hapet Gorenje Departament Store me format të vogël në qytetin e Korishës me një sipërfaqe prej 2500 m², duke e bërë dyqanin e 19-të
- Gorenje Departament Store me format të vogël u hap në qytetin e Xërxës me 1600m², duke e bërë dyqanin e 20-të
- Depoja kryesore zmadhohet për 2.000m², me një sipërfaqe totale prej 7.000m²
- Depoja e dytë në Ferizaj ka zgjeruar hapësirën e saj në gjithsej 7.000m²
Koncept i ri – GDS
- Hapet Gorenje Departament Store me format më të vogël me sipërfaqe totale prej 1.800m², në Magure, Ferizaj
- Hapet Gorenje Departament Store me format më të vogël me sipërfaqe totale prej 1.700m², në rrethrrotullimin Magure-Shtime në Lipjan
- Hapet depoja e tretë në Lipjan 2 me sipërfaqe 4.000m²
- Hapet Gorenje Departament Store me format më të vogël me sipërfaqe prej 1.900m², në Doganaj në kryqëzimin rrugor Tetovë – Brezovicë
- Hapet Gorenje Departament Store me format më të vogël me sipërfaqe totale prej 3.000m², në Shtime