Rreth Kompanisë
“GNTC Gorenje Niti Tiki Company” u themelua në vitin 1975 nga z. Aqif KADRIU dhe u vazhdua nga dy djemtë e tij, Zijush dhe Fatmir KADRIU.
Gjatë kësaj kohe, kompania kishte kapacitetin për të ofruar produktet e saj në tre tregjet në rajon: Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Në vitin 1999, kompania hyri në tregun e Kosovës me marrëveshje me Gorenje – Slloveni për të qenë një shpërndarës ekskluziv i të gjitha asortimenteve të tyre të produkteve.
Që atëherë, kompania është e pranishme në tregun e Kosovës që gjendet në zonën periferike të Prishtinës – Veternik.
Tani më 2021 kompania është e pranishme në 20 qytete të Kosovës me synimin për tu shtrirë në gjithë territorin e Kosovës. Më poshtë mund ti gjeni të gjitha qendrat ku ne operojmë.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/Prishtina-12.jpg)
GDS 01 - PRISHTINË
Si një nga qendrat e para dhe në qytetin më të madh ka dizajnin më të fundit dhe mobiljet më moderne në treg. Me një hapësirë prej 12.000m², ku 6.500 m² janë përdorur për aktivitetet e shitjes me pakicë dhe pjesa tjetër për hotelin, zyrat administrative dhe sallat e konferencave. Të gjitha brendet nga portofoli i brendeve veprojnë në këtë dyqan.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/Mitro1.jpg)
GDS 02 - MITROVICË
Qendra e dytë ndodhet në hyrje të Mitrovicës ku filloi të funksionojë në vitin 2010 dhe ka një hapësirë prej 2.000m².
Nga fundi i 2012, ne ndryshuam politikën e funksionimit në këtë dyqan. Të gjitha produktet në OVS dhe CCC janë me 50% zbritje. Konsiderohet si një dyqan tregtar i veshjeve dhe këpucëve. Së fundmi në 2021 është ridizajnuar me konceptin e fundit të GNTC group.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/Prizren.jpg)
GDS 03 - PRIZREN
Në vitin 2011, qendra e tretë u hap për publikun në Prizren me 3.200m². Ndodhet jo larg qendrës së qytetit dhe ofron një ambient të mirë për blerje. Klientët kanë një gamë të gjerë të produkteve të gatshme për të përmbushur kërkesat e tyre.
Në fillim të 2017, dyqani u renovua plotësisht dhe dyqanit iu shtua hapësirë shtesë.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Gjilan_Center.jpg)
GDS 04 - GJILAN
Në maj 2012, kompania filloi aktivitetet e saj me 2.800 m², për të ofruar produkte dhe shërbime tona për klientët duke qenë sa më afër tyre. Si në tre vendet e mëparshme, aktivitetet janë të njëjta.
Në vitin 2015, dyqani u zhvendos në zonën tregtare të qytetit. Është projektuar me mobiljet më të fundit në trend dhe funksionon me të njëjtat aktivitete.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/Peja.jpg)
GDS 05 - PEJË
Peja ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës me një popullsi të përgjithshme prej rreth 95,723 banorë. Ekonomia e këtij qyteti bazohet kryesisht në bizneset e vogla tregtare, bujqësinë dhe turizmin. Në Tetor 2015, kompania filloi aktivitetet e saj me 3.500 m² për të siguruar produktet dhe shërbimet tona për klientët duke qenë sa më afër tyre. Duke qenë një department store, produktet dhe shërbimet e ofruara janë të njëjta si në të gjitha qendrat tjera.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Ferizaj2.jpg)
GDS 06 - FERIZAJ
Hapësirë prej 9,000 m² me mbi 500 hapësira parkimi, një qendër e mbushur me artikuj të ndryshëm për çdo kërkesë të qytetarëve të Ferizajit. Artikuj të shumtë nga brendet e mirënjohura si Gorenje, Hisense, OVS, CCC, BRW,Poland Mobilje, Prity Kamina, FreeOn, Rainbow Café, Pilot, MaxEurope, Fabrizio dhe shumë të tjerë e bëjnë dyqanin Gorenje Department Store në Ferizaj një nga qendrat më të kompletuara në këtë qytet.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Lipjan2.jpg)
GDS 07 - LIPJAN
Një qendër me një hapësirë prej 2000 m², megjithëse ka një hapësirë më të vogël, kjo qendër plotëson të gjitha kërkesat kryesore të një klienti me brendet si :Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe etj.
Brendet që nuk janë të pranishme këtu janë OVS dhe CCC pasi kërkojnë hapësirë të veçantë dhe të madhe shitjeje.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Viti_Center.jpg)
GDS 08 - VITI
Në qershor 2019, qyteti i Vitisë është qyteti tjetër ku grupi GNTC ka vendosur të jetë i pranishëm me një hapësirë totale prej 700 m². Një ambient shumë i këndshëm për shoping, që përfshin këto aktivitete: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Malisheva_Center.jpg)
GDS 09 - MALISHEVË
GNTC Group vazhdon me qytetin e Malishevës, një qytet i vogël me shumë potencial zhvillimi. Pika e shitjes në Malishevë ka një hapësirë prej 1200 m², e cila si brenda ashtu edhe jashtë jep përshtypjen e një shtëpie të ngrohtë që plotëson të gjitha kërkesat e klientit me këto aktivitete: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Skenderaj_Center.jpg)
GDS 10 - SKËNDERAJ
Pika e shitjes në qytetin e Skënderaj ka një hapësirë prej 1400 m², dhe është e hapur me shumë punë, e paraqitur me shumë oferta, shumë mundësi blerjeje si dhe shumë arsye për të vizituar dyqanin. Brendet që janë të pranishme në këtë pikë dhe sa më afër klientit janë: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Kacanik_Center.jpg)
GDS 11 - KAÇANIK
Pika e shitjes në qytetin e Kaçanikut me një hapësirë prej 1100 m², e cila si gjitha qendrat tjera do të ofrojë më të mirën e mundshme për qytetarët e Kaçanikut. Brendet që janë të pranishme në këtë pikë janë: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Suhareke_Center.jpg)
GDS 12 - SUHAREKË
Në vitin 2021, kompania ka vendosur të vazhdojë strategjinë e saj të zgjerimit. Pika tjetër me format më të vogël u hap në Suharekë me një hapësirë prej 2.000 m². Një ambient shumë i këndshëm dhe kompakt për blerje, me brendet si: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Gjakove_Center.jpg)
GDS 13 - GJAKOVË
Pika e 13-të me format më të vogël u hap në Gjakovë me një hapësirë prej 1400 m². Shumë mundësi blerjesh si dhe shumë arsye për të vizituar dyqanin. Brendet që janë të pranishme: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2022/01/Crep_Center.jpg)
GDS 14 - CREP (KAMENICË)
Grupi GNTC vazhdon me qytetin Crep afër Kamenicës, një qytet shumë i vogël. Dyqani ka një hapësirë prej 700 m². Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/Sllatina.jpg)
GDS 15 - SLLATINË
Në qershor 2021, dyqani i 15-të u hap në Sllatinë, një qytet i vogël afër aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Ka një hapësirë prej 900 m² që është e mjaftueshme për njerëzit që jetojnë afër. Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Prity, Poland Mobilje, BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/10/KlineMain.jpg)
GDS 16 - KLINË
Në gusht 2021, dyqani i 16-të u hap në Klinë. Ka një hapësirë prej 1600 m² hapësirë, me shërbim cilësor ndaj klientëve si dhe me gamën e gjerë të produkteve shtëpiake. Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Xiaomi, Prity Kamina, Medio Basso, Free Bike, Force etj.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/10/PodujevaMain.jpg)
GDS 17 - PODUJEVË
Në shtator 2021 u hap pika në Podujevë me një hapësirë prej 2500 m². Dyqani është dizajnuar me trendet e fundit evropiane ku produktet e ekspozuara shihen mjaftueshëm për klientët. Brendet botërore që janë të pranishme: Gorenje, Hisense, Poland Mobilje, Ovs, Ccc, Xiaomi, Prity, Free on, Pilot Bike, Force etj.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/10/VushtrriMain.jpg)
GDS 18 - VUSHTRRI
Në shtator 2021 hapet edhe pika në Vushtrri. Dyqani ka një hapësirë prej 1500 m² dhe ofron ambient të këndshëm, shërbim, cilësi dhe kualitet të lartë të produkteve. Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Xiaomi, Prity, Poland Mobilje, Medio Basso, Free on, Pilot Bike, Force dhe shumë brende tjera.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/10/KorisheMain.jpg)
GDS 19 - KORISHË
Më 14 tetor 2021, dyqani i 19-të u hap në Korishë të Prizrenit. Ka një hapësirë prej 2500 m² dhe ofron amient të këndshëm, shërbim dhe cilësi të lartë të produkteve. Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Xiaomi, Prity, Poland Mobilje, Medio Basso, Free on, Pilot Bike, Force dhe shumë brende tjera.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/11/Xerxe-foto-vogel.jpg)
GDS 20 - XËRXË
Më 28 tetor 2021, dyqani i 20-të u hap në Xërxë të Rahovecit. Dyqani ka një hapësirë prej 1600m2 dhe kur flasim për produkte kualitative të teknikës së bardhë, elektronikës, mobiljeve e shumëçka tjetër, vendi i parë që na vjen në mendje është Gorenje Department Store. Brendet që janë të pranishme janë: Gorenje, Hisense, Xiaomi, Prity, Poland Mobilje, Medio Basso, Free on, Pilot Bike, Force dhe shumë brende tjera.
![](https://gntc-ks.com/wp-content/uploads/2021/07/DEPO1.jpg)
DEPO - LOGJISTIKA
Në fund të vitit 2015, kompania ndërtoi një depo të re në zonën industriale (8 km nga selia në Prishtinë) afër qytetit të Lipjanit. Ka një hapësirë prej 4 hektarësh, ku 7.500m² përdoren si depo ku mund të ruhen mbi 60.000 produkte të pajisjeve shtëpiake.